Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një mesazh të ashpër për liderët perëndimorë, duke pretenduar se nëse Ukraina do të kishte akses në të gjitha armët që i nevojiten, lufta do të kishte përfunduar tashmë, sipas The Guardian.
“Nëse do të kishim akses në të gjitha armët që na nevojiten, të cilat i kanë partnerët tanë dhe të cilat krahasohen me armët e përdorura nga Federata Ruse, tashmë do t’i kishim dhënë fund kësaj lufte.
Tashmë do të kishim rivendosur paqen dhe do të kishim çliruar territorin tonë nga pushtuesit. Sepse epërsia e ushtrisë ukrainase në taktika dhe llogjistikë është mjaft e dukshme.
Është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur diku prej vitesh. Nëse ata kanë armët që i duhen Ukrainës është detyra e tyre morale para së gjithash të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë.
Na ndihmoni të shpëtojmë jetën e mijëra ukrainasve”.
Nëse do të kishim marrë armët që po marrim tani në javën e parë të luftës, përfitimi për Ukrainën dhe për lirinë në Europë, jam i sigurt, do të ishte më i madh. Dhe nëse marrim atë që disa partnerë planifikojnë t’i dorëzojnë Ukrainës në javët e ardhshme pikërisht tani, do të shpëtojmë jetën e mijëra njerëzve.
Shpresoj që partnerët ta dëgjojnë këtë tezë dhe të kuptojnë se çdo ditë ka rëndësi. Çdo vonesë për të ndihmuar Ukrainën u jep pushtuesve një mundësi për të vrarë më shumë ukrainas”, përfundoi Zelensky. /abcnews