Në vitrinat e bibliotekave tona dhe librarive në Kosovë, tashmë mund të gjeni romanin më të ri të shkrimtares, Kaltrina Maloku.
Ajo kësaj radhe vjen me romanin “Luella”, në të cilin trajtohet një romancë dashurie me personazh kryesor Luelllën, një vajzë të re, e cila përballet me vështirësitë e karrierës që e shoqërojnë rininë në vendin tonë dhe është vetëm rastësia ajo që i jep mundësinë personazhit kryesor që të shpreh talentin e saj. E liruar nga komplekset dhe paragjykimet e shoqërisë, karakteri i Luellës lufton si për dashurinë, ashtu edhe për punën me forcën e saj, duke u përballuar vazhdimisht me këto dukuri të theksuara në vendin tonë. Romani është botuar gjatë këtij muaji nga shtëpia botuese “Lena Graphic”, me redaktor Berat Armagedoni. Ndërkaq, botimi i këtij romani është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa lexuesit mund ta gjejnë këtë roman në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë. Ndryshe, shkrimtarja Kaltrina Maloku, deri më tani ka botuar romanin “Heshtja e kohës”, “Britmat e shpirtit” dhe librin me poezi për fëmijë “Ma fal buzëqeshjen”.