Legjenda e futbollit italian, Luca Toni kishte një mysafir special gjatë këtyre ditëve dhe ai ishte Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt.
Toni bëri një video, ku aty shihet edhe legjenda tjetër italiane Roberto Baggio, shkruan Indeksonline
Gjatë këtij xhirimi, ish-sulmuesi i shumë klubeve ia thotë në sy Pep Guardiolas që për shkak të tij nuk arriti të bëhej me klub të ri së paku për katër vjet dhe krejt kjo për shkak të sistemit të ri të futbollit, me 9-sh fals në sulm.
“9-shi fals, e prishi futbollin. Nuk mund të gjeja klub të ri për katër vjet, kjo është për shkak teje”, dëgjohet duke thënë Luca Toni.
Por, Pep Guardiola ia kthen dhe i thotë se tashmë e ka një Erling Haaland në sulmin e Manchester Cityt.
Kujtojmë që Pep Guardiola sa ishte te Barcelona luajti me sistemin 9-sh fals, duke e futur shpeshherë në sulm edhe mesfushorin kreativ, Cesc Fabregas./Indeksonline/