Loredana rrëfen për herë të parë depresionin që kaloi pas ndarjes nga Mozzik: Rashë në 43 kilogram…

Në librin e saj autobiografik, artistja tregon se pas ndarjes kishte rënë në 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike.

Kjo gjendje, siç shkruan vet Loredana, ishte rrjedhojë e lidhjes së fortë emocionale që kishe krijuar me Mozzik, sa që mediat zvicerane i referohen edhe si “varshmëri” nga ai.

Loredana rrëfen se Mozzikun e pyeste edhe për flokë e veshje, e madje atë kohë e konsideronte si “burrin e ëndrrave të saj”, ndarjen me të cilin nuk e mendonte kurrë.

Loredana tregon në libër se për ndarjen me Mozzik kishte pasur vështirësi t’i tregonte familjes së saj, duke shtuar se nga 10 fëmijë sa janë në familjen e saj, asnjëri s’kishte pasur martesë të dështuar.