Të mërkurën zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 12-të të Albi Mall Superligës, ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit.
Pritet një ndeshje tejet interesante në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 13:00, shkruan Gazeta Olle.
Kjo ndeshje ishte shtyer për shkak se Llapi luajti në finalen e Superkupës Kosovë-Diasporë, ku edhe u shpall fitues.
Llapi në fundjavë u mposht 2-0 në derbin ndaj Prishtinës së “Fadil Vokrri”, andaj ndaj klinasve lufton të rikthehet tek rezultatet pozitive.
Në anën tjetët, Dukagjini në ndeshjen e fundit barazoi me 1-1 me Ballkanin, por pati një paraqitje mjaft solide.