Llapi dhe Malisheva luajnë sonte në garat e UEFA-s

Dy skuadra nga Kosova, Llapi dhe Malisheva luajnë sonte në garat e UEFA-s, Europa League dhe Conference League.

Skuadra e Tahir Batatinës nga ora 20 e 30 luan ndaj ekipit polak, Wisla,

Shumë tifozë të pranishëm pritet të jenë në këtë ndeshje, madje është folur se numri i saktë i biletave të shitura është rreth 30 mijë copë.

Kurse Malisheva luan ndaj Buducnostit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeva nga ora 17:00.

Kjo është hera e parë që Malisheva luan në garat e UEFA-s dhe do jetë një ditë speciale për klubin e “kaltër”./