Kryetari i Komunës së Drenasit, është shtrirë në Klinikën Infektive. Lladrovci ka thënë se gjendja e tij është stabile.
Brenda kësaj dhome ndodhet kryetari i Drenasit.
Dhjetë ditë pasi ka rezultuar pozitiv me COVID 19, Ramiz Lladrovci është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë
Ai njoftoi se do të izolohet në shtëpinë e tij në Drenas, por që nga e mërkura u detyrua të kërkoi ndihmë në QKUK.
Gjendja e tij thuhet se është stabile.
Këtë gjë e tha në një bisedë për T7 edhe djali i tij, Lapidari i cili gjatë së premtes u pa në klinikën ku po trajtohet kryetari i Drenasit.
Lapidar Lladrofci, tha se babai i tij është duke u trajtuar me oksigjen. Ndërkohë në dhomën ku po trajtohet Ramiz LLadrovci, duket se nuk kishte pacientë të tjerë dhe se trajtimi ndaj tij ishte i mirë
Edhe në komunën e Drenasit kanë thënë se gjendja e kryetarit është e mirë, por me rekomandimin e mjekëve ai është shtrirë në Infektivë.
Ramiz Lladrovci kishte njoftuar me 27 Korrik se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.