Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i vetmi nga Partia Demokratike e Kosovës që mori pjesë në takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,
Në një prononcim për media pas mbledhjes, Lladrovci tha se nuk merr leje për të marrë pjesë në takime të tilla dhe s’e pyet askënd për këtë çështje.
“Unë jam kryetar i Komunës së Drenasit dhe nuk marrë as leje as nuk pyes askënd”, ka thënë ndër të tjera Lladrovci para mediave.
Ndryshe, në takimin me kryetarët e Komunave, Kurti ka thënë se për tri vjet nën udhëheqjen e tij, buxheti për komunat është rritur për 195 milionë euro
“Gati gjysmën e buxhetit të disponueshëm, Qeveria ua ndan komunave”, ka thënë Kurti,
Ai ka përmendur Ferizajn e Gjakovën si komunat që ka thënë se janë më të mbështeturat për projekte infrastrukturore.
Kurti po ashtu ka thënë se do të ndërtohen katër strehimore për qentë endacakë – në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan, teksa u ka bërë thirrje për bashkëpunim në arritjen e objektivave në Strategjinë për Qentë Endacakë.