Liverpooli zyrtarizon largimin e mbrojtësit që e ndihmoi shumë projektin e Kloppit

Liverpooli sapo ka zyrtarizuar largimin e Joel Matipit në fund të sezonit. Mbrojtësi kamerunas do t’i japë lamtumirën Liverpool FC këtë verë pas një periudhe tetë sezonesh.

Gjatë kësaj kohe, Matipi ndihmoi skuadrën në triumfin e të gjitha kupave të mundshme. Mbrojtësi ishte një nga blerjet e para të Kloppi dhe fitoi besimin e trajnerit që në ditët e para të tij.

Arritja e Matipit si transfer i lirë llogaritet si një nga pazaret më të mira në historinë e Reds.

Matip në 201 paraqitje ka shënuar 11 gola dhe ka fituar Premierleague e Champions League.