Skuadra Livepool nuk do të paguajë 120 milionë euro për mesfushorin Enzo Fernandez.
Tranjeri Jurgen Klopp nuk ka treguar shenja se është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Nëse ka diçka që mund të bëjmë në janar që do të thotë lojtar i duhur dhe situatë financiare…atëherë do ta bëjmë, por nëse jo atëherë nuk do ta bëjmë”, ka thënë Klopp.
Fernandez mbetet në fokus, por Liverpool insiston se s’do të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh për të.