Pandemia e COVID-19 po rrezikon gjithë botën. Megjithatë, ka akoma disa vende që mbeten të paprekura nga virusi.
Janë 19 vende ku askush nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Por Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë se disa prej këtyre vendeve mund të “preken agresivisht” nëse virusi përhapet në disa prej tyre.
Vendet pa asnjë rast me COVID-19 janë:
Afrika – Lesoto, Komora, Sao Tome & Principe, Malawi, Sudani i Jugut
Azi – Turkmenistani, Koreja e Veriut, Taxhikistani, Jemeni
Oqeania – Ishujt Solomon, Samoa, Palau, Tuvalu, Nauru, Kiribati, Shteti i Federuar i Mikronezisë, Vanuatu, Tonga, Ishujt Marshall
Ekspertët paralajmërojnë se shumë prej këtyre vendeve kanë rrezik të lartë për tu prekur nga COVID-19. Jemeni i shkatërruar nga lufta në Lindjen e Mesme po e shqetëson OKB-në pasi konflikti pesëvjeçar i vendit e ka lënë Jemenin me një sistem të kujdesit shëndetësor të shkatërruar dhe një popullsi të dobësuar.
Kombet e Bashkuara po bëjn thirrje gjithashtu për armëpushim, duke thënë se njerëzit duhet të luftojnë virusin duke mos luftuar më njëri-tjetrin.