Zyrtarët policorë që u prangosën sonte, në vend që të pengonin veprimtaritë ilegale si
Zyrtarët policorë që u prangosën sonte, në vend që të pengonin veprimtaritë ilegale si: trafikim i qenieve njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit, ata dyshohet se vendosën të rreshtohen me krimin, t’i ndihmojnë kontrabandistët dhe të përfitojnë nga veprimtaria e tyre.
Në mesin e dhjetra personave që pritet të vihen në pranga, sonte janë arrestuar edhe 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kryesisht shërbenin në zonën e Anamoravës, me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare, raporton sinjali.
Nga kjo shifër, 9 zyrtarë policorë janë shqiptarë dhe 3 të tjerë nga komuniteti serb.
Lista e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që pritet të vihen në pranga:
A.K. – Komuna e Kamenicës
Z.A. Serb – Komuna e Kamenicës
H.K. – Hogosht/Kamenicë
F.K. – Muçivërrcë/Kamenicë
S.K. – Muçivërrcë/Kamenicë
S.N. – Serb – Komuna e Kamenicës
I.S. – Muçivërrcë/Kamenicë
S.K. – Komuna e Kamenicës
F.Z. – Komuna e Kamenicës
S.M. – Serb – Komuna e Kamenicës
R.Th. – Muçivërrcë/Kamenicë
F.L. – Komuna e Kamenicës.