Në listën e Këshillit Drejtues të PDK’së më i votuar del Uran Ismaili, ndërsa aty mungojnë emra të figurave të njohura të partisë si Xhavit Haliti, Arsim Bajrami.
Të dielën, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e Nëntë Zgjedhore dhe sipas të gjitha pritjeve, ka rizgjedhur kryetar pa asnjë kundërkandidat, Kadri Veselin.
Në listën e të zgjedhurve të Këshillit Drejtues të kësaj partie, që e ka siguruar Express, nuk shihen emra si Xhavit Haliti, Justina Pula, Arsim Bajrami e Elmi Reçica.
Më i votuari në listë është Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, që pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga PDK’ja. Ismaili ka marrë 461.
Pas Ismailit më të votuarit janë ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, me 458 vota dhe Hajredin Kuçi me 453 vota. Po ashtu, Ministri i Financave është pjesë e listës me 433 vota.
Mbi 400 vota ka marrë edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së. /Express/
Lista e plotë:
Abelard Tahiri 396
Adem Grabovci 323
Agim Aliu 421
Agim Qeku 346
Andin Hoti 430
Arber Geci 288
Bajrush xhemajli 458
Bedri hamza 433
Bekim Haxhiu 211
Bekim Jupa 188
Besim Beqa 247
Blerand Stavileci 344
Blerta Deliu 406
Bujar Cakolli 291
Dhurata Hoxha 318
Donika Ahmeti 213
Enver Hoxha 351
Fadil Beka 396
Fadil Nura 294
Flora Brovina 303
Ganimete Musliu 358
Hajdar Beqa 294
Hajredin Kuqi 453
Idriz Vehapi 434
Ilir Kurtishi 137
Ilir Popa 142
Isma Syla 282
Hisni Kilaj 216
Kushtrim Shkodra 243
Laura Zherka 177
Lirak Qela 320
Lulzim Shoshi 134
Memli Krasniqi 405
Mergim Lushtaku 331
Mixhen Shala 195
Njazi Kryeziu 269
Qemal Mustafa 352
Ram Buja 373
Ram Vataj 389
Safete Hadergjinaj 388
Sami Lushtaku 364
Sejdi Hoxha 307
Shaqir Foraj 404
Shemsi Veseli 345
Sherif Sejdiu 116
Shkurta Dajaku 175
Sokol Bashota 355
Uran Ismaili 461
Xhavit Gubetini 97
Ylber Qitaku 261
Zenun Pajaziti 322