Ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin, i cili akuzohet për vrasjen afro-amerikanit George Floyd është liruar këtë të mërkurë.
Chauvin, 44 vjeç, ndodhej në burgun e sigurisë maksimale në Oak Park Heights që nga fundi i majit. Sipas mediave lokale, polici u la i lirë me kusht të paguante 1 milion dollarë.
Të katër oficerët aktualisht të akuzuar për vdekjen e Floyd tani janë liruar nga paraburgimi.
Video që u publikua në rrjetet sociale tregonte Chauvin teksa i vendoste gjurin në qafë Floyd për gati tetë minuta. Video ndezi protesta dhe dhune në Minneapolis dhe demonstrata në të gjithë botën.