Është liruar nga burgu i njohuri i “Tik-Tok”-ut në Kosovë, Dardi. Ai u arrestua për raportim të rremë.
Në videon e publikuar ai dëgjohej t’i ketë thënë policisë se ndodhet në qytetin e Klinës dhe disa persona janë mbledhur për t’u rrahur në mes vete.
Lidhur me arrestimin e tij, ai është deklaruar në rrjetet sociale.
“Mos luani me shtet se po ju kajke nana. Era e keqe e WC-së (n’burg), mos vet. Në shtëpi, gjumë kam qenë. Me kanë hy policia në shtëpi dhe mi kanë lidh duart…”, u shpreh ai.