Serbia e ka liruar Sadik Durakun, i cili ishte arrestuar në prill të këtij viti nën dyshime për krime lufte të luftës në vitin 1999.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi në Facebook.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999″, shkruhet në njoftim.