Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, i benzinës me 1.33 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra ka në rënie prej 1 cent për benzin, derisa ka mbetur i pandryshuar ai i dizelit dhe gazit.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës.
Pavarësisht zbritjes së dukshëm të çmimit të derivateve të naftës në botë, vlera e naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.