Janë liruar katër qytetarët e arrestuar në Merdar nga policia serbe të martën, ka konfirmuar Prokuroria e Kurshumlisë për Evropën e Lirë.
Kryetari i Podujevës, Shpejtimi Bulliqi, ka konfirmuar për KOHËN lirimin e tyre, por nuk ka konfirmuar numrin.
Bulliqi ka thënë të mërkurën se ka informata se atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa ka shtuar se ka dyshime se është hakmarrje në lidhje me situatën në veri.