Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë liruar nga burgu, pas vuajtjes së dënimit për më shumë se dy vjet,
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tyre Jahir Demaku, përmes rrjetit social Facebook.
“Sot përfundoi edhe një padrejtësi për vllëzërit e mi. Shpresoj që shpejtë të përfundoj edhe për vllëzërit Demaj”, ka shkruar Demaku.
Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku ishin dërguar në burg për vuajtje dënimi, për të ashtuquajturin ‘Grupi i Drenicës’.
Ata ishin detyruar të vuanin dënimin, sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.
Veç vëllezërve Demaku me kërkesë të panelit gjyqësor të Eulex-it, dënimin vuajnë edhe vëllezërit Demaj