Lirohen Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi dhe dy aktiviste të PSD-së

Dardan Molliqaj, Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi dhe Teuta Rrusta janë anëtarët e Partisë Socialdemokrate të cilët janë liruar pas arrestimit nga policia të hënën.

Këta u arrestuan për shkak të një aksioni që zhvilluan tek zyret e ZRrE-së, si shenjë proteste për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kurse, Nol Nushi dhe Genc Sherifi do të dalin para gjykatës gjatë ditës së sotme.

Ndaj tyre, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.