Sulmuesi anësor i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, është njëri ndër futbollistët me formën më të mirë në kampionatin kroat.
Kastrati ka vazhduar me gola në kampionatin kroat, duke e ka kaluar në epërsi prej 1-o Lokomotivën e Zagrebit, në ndeshjen ndaj Rijekës që u mbyll 2-2.
Kastrati shënoi në minutën e 36-të të ndeshjes, pas një asistimi të bukur nga shqiptari tjetër, Enis Cokaj.
Me shpejtësinë e tij ai doli i vetëm me portierin dhe me një goditje të bukur shënoi gol.KlinaInfo
Ky gol i shënuar ndaj Rijekës ishte goli i tij i 9-të sezonal për 21 vjeçarin nga Hogoshti.
Kastrati është ftuar herë pas here nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. /KlinaIn