Liria e Prizrenit është kthyer në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra prizrenase kthehet pas katër vjetësh në elitën e futbollit kosovar.
Në ndeshjen e barazhit për Superligë, Liria e mposhti Ferizajn pas gjuajtjes së penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë gola.
Në penallti, Liria fitoi 3:0. Më meritori ishte portieri i Lirisë, Drilon Hodaj, që priti dy penallti.
Ferizaj kështu kthehet në Ligën e Parë pas një viti në Superligë.