Në komunën e Rahovecit kanë lindur trinjakë.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka vizituar prindërit Flora dhe Flamur Limanin, të cilët ditë më parë u bënë prindër të trinjakëve, Diorit, Dorelës dhe Denisës.
Vështirë se ka një ngjarje që mund të krahasohet me lindjen e fëmijëve. Është një moment gëzimi, emocioni dhe dashurie e pafund. Ardhja e një foshnje në jetë është një ngjarje e bukur që ndërron kahet e jetës së prindërve dhe krijon kujtime të panumërta, të paharrueshme, por ardhja në dritë e fëmijëve trinjakë është unike. Është një moment shprese teksa lind një brez i ri, që bart premtimin e një të ardhmeje plot mundësi dhe potencial. Lindja e fëmijëve është një moment kur ndihet vetë mrekullia e jetës dhe na kujton se sa e çmuar është ajo”, shkroi Latifi.
Ai ka bërë të ditur se ua ka ndarë prindërve të fëmijëve 1000 euro si dhuratë simbolike.