Banorët e fshatit Gllatevë me rrethinë, pritën kryetarin Limaj në mënyrë madhështore dhe konfirmuan mbështetjen e Limajt. Ai edhe njëherë i falënderon të pranishmit duke theksuar se ka kënaqësinë që nga themelimi i NISMËS, të përmbyllë fushatën në fshatin Gllarevë.
Të pranishmëve iu drejtua edhe nënkryetari, z.Naser Morina, ku dhe i falënderoi që planprogramin e NISMËS e mbështesin dhe që besojnë ne kryetarin Limaj
Ndërsa Limaj të pranishmëve iu drejtua me falënderime të përzemërta për besimin e dhënë, duke theksuar se ata janë shkak ai është në politikë
Poashtu të pranishmit i përshëndeti edhe zv.ministrja, Arbëresha Krasniqi dhe deputeti, Enver Hoti
Në përmbyllje, të pranishmëve me fjalë përmbyllëse iu drejtua edhe kryetari, njëherit kandidati për deputet, Muhamet Gashi, duke i falënderuat për mbështetje dhe duke i bërë thirrje që të dalin në votim.