Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me disa anëtarë të partisë së tij ka arritur në Kuvend të Kosovës.
Tashmë kanë mbetur edhe pak minuta për seancën ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.
Së bashku me Limajn janë parë edhe deputetët e kësaj partie, Endrit Shala e Albulena Halimaj.
Mirëpo, me kreun e Nismës nuk është parë edhe deputeti Haxhi Shala./