Kosova duhet të pranohet në NATO, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thotë një ligjvënës amerikan.
Në një letër dërguar presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Ritchie Torres, pohoi se Kosova është aleat besnik i ShBA-së dhe duhet t’i bashkohet NATO-s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.
“Kosova, një aleate e fortë e ShBA-së në Evropën Juglindore, duhet të pranohet në #NATO. Nxis @POTUS & @SecBlinken për të dyfishuar përpjekjet për të siguruar që #Kosova të bëhet anëtare”.
Ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë në mes të krizës së vazhdueshme të sigurisë në rajon”, ka shkruar Torres.
Kosovo, a strong U.S. ally in Southeastern Europe, should be admitted into #NATO. I urge @POTUS & @SecBlinken to redouble efforts to ensure #Kosovo becomes a member. We must stand with our ally amidst the ongoing security crisis in the region. 🇽🇰 pic.twitter.com/i7PtG8PEzs
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) March 6, 2022