Zyra e Presidentes së Kosovës është shpresa e fundit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Nga presidentja Vjosa Osmani ata vazhdojnë të kërkojnë njëjtë sikurse të shtunën në protestë që mos të dekretojë ligjin që la jashtë përfitimit të pagës minimale këtë kategori.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri ditë që kur deputetët e mazhorancës pa praninë e opozitës votuan ligjin për pagën minimale i njëjti ende nuk ka shkuar për nënshkrim në presidencë.
“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera”, ka thënë këshilltar për Media i Presidencës, Bekim Kupina.
Derisa rekomandohet që Osmani të mos e dekretojë këtë ligj, profesori Milazim Krasniqi thotë se më këtë veprim partia në pushtet ka cak zgjedhjet e reja.
“Listat e fryra të Veteranëve janë shfrytëzuar nga Vetëvendosje për ta luftuar UÇK-në dhe partitë opozitare që janë dal nga lufta dhe është krijuar një histeri kundër tyre. Miratimi i ligjit pa respektua as një konsensus dhe pa pranin e opozitës është shenjë e kësaj hakmarrje të çuditshme”, tha Milazim Krasniqi.
Analisti Gazmir Raci thotë se kategoria e veteranëve të luftës së UÇK-së, po përdoret për interesa ditor nga partitë politike.
“Fatkeqësisht veteranet po keqpërdoren për interesat ditore politike, ata që dikur kanë qenë në pushtet kanë pas mandatin më zgjidh këtë problem dhe nuk e kanë bërë duke thelluar më shumë këtë problem. Edhe në atë botë veteranët janë lanë jashtë ndërlidhjes më pagën minimale, kështu që problem është histerik”, ka thënë Gazmir Raci.
Të enjten e 13 korrikut, ligji për pagën minimale morri 60 vota për e një abstenim. Në parim për herë të parë ky ligj ishte miratuar me 14 qershor 2022, por që më vonë shqyrtimi i këtij dokumenti u pezullua nën arsyetimin se po synohej konsensusi veçmas me veteranët e UÇK-së, që projektligji nuk ua garanton pensionin në masën e pagës minimale e që me këtë ligj të ri parashihet të jetë 264 euro./