Gjate dites se sotme organizata Save the Children Kosova/o ne bashkepunim me Drejtorine e Shendetsise se Klines dhe QKMF “ Nënë Tereza
“ në Klinë organizuan sesionin per prinderit ne Qendren e Kujdesit dhe Zhvillimit ne Femijeri te Hershme ne Shfmu “EMin Duraku” qender kjo e krijuar nga organizata Save the Children Kosova/o, ku teme diskutimi ne kete sesion ishte Gripi Sezonal
Ligjeroi Doktoresha .Fitore Gashi, ne kete sesion te pranishem pos prinderve ishin dhe Asistentja e Save the Children Kosova- Blerina Gashi, Drejtori i shkolles Fahredin Gashi, edukatorja Egzona Gashi si dhe mobilizuesja Besarta Berisha.
Gjate ketij sesioni nga mjekja prinderit u informuan per Gripin Sezonal, cilet jane shkaktaret kryesore te gripit si ta parandalojme ate si dhe teme tjeter e rendesishme ishte vaksimi te femijet, prinderit ishin tejet falenderues per organziaten Save the Children Kosova dhe mjeken qe bene te mundur realizimin e ketij sesioni informues ku Arriten te marrin keshilla te dobishme nga mjekja per gripin sezonal.