Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka përshëndetë dhe ka shprehur përkrahje për vendimin e institucioneve të Kosovëstë mos organizohen zgjedhjet e shtetit të Serbisë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, ka thënë se ky ka qenë një vendim i qëlluar i Qeverisë.
“Mos lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë të Serbisë, nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, është një vendim i qëlluar, me vend dhe sinjal i qartë së karshi Serbisë ka ndryshuar qasja e shtetit tonë, qasje e cila në të kaluarën ishte e pasinqertë dhe tepër e dëmshme për shtetin tonë dhe të ardhmen e Kosovës”.
Vendimi i Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, duhet përkrahur nga të gjithë, pozitë e opozitë dhe mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Lidhjes.
Ata kanë thënë se me gjitha kapacitet e saja e përkrah këtë vendim të kryeministrit Kurti, i cili ka ndaluar mbajtët e zgjedhjeve të shteti serb në Kosovë, qe që sipas tyre ky vendim po mbron kushtetutën dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, dhe me këtë po dëshmohet dita ditës së Kosova është shtet.
Me mos mbajtjen e referendumit dhe tash e zgjedhjeve të shtetit serb në shtetin e Kosovës, është dëshmi e qartë së Serbia ka marrë mesazhe të qartë se me në republikën tonë nuk mund të beje çka të doje”, thuhet në komunikatë.