Kryetari i VV-së në Klinë, Xhafer Berisha, përmes një postimi në facebook ka shprehur kujdesin dhe vlerën që duhet të kemi për librin. Poashtu, ai ceku se libri ka nevojë të promovohet edhe jashtë kufijve, ku ka lexues të gjuhës shqipe.
Mos harrojmë të cekim se Xhafer Berisha është kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes në Klinë me numër 93
“Gjatë angazhimeve të sotme dhe të përditshme, në Klinë pata nderin dhe kënaqësinë ta lexoj librin e quajtur “Epitafi”. Këtë libër ma dhuroj një mik i imi, Ardit Mehmetaj nga Komuna e Klinës, të cilin e ka shkruar bashkë me disa miq të tij, kryesisht autorë të rinjë.
Epitafi i Arditit nuk na kujton gurin ku shënohet emri i të ndjerëve, por, na kujton veprën ku shënohen idetë dhe kreativiteti i Arditit. Të jesh i aft të shkruash një roman nuk është gjë e lehtë. Por, të shkruash poezi të shkurtëra, ku gjithë kakofonia e mendimeve të pëmblidhet brenda një faqeje, kërkon fantazi dhe kreativitet.
Duke shfletuar faqet e librit të Arditit, me miqtë e tjerë shkrues, ndër titujt më mbresëlënës ishte poezi e shkurtër e titulluar “Serbi” dhe “Jeta Vazhdon”. Titulli Serbi le të mbetet si epitaf i së shkuarës së hidhur, e shkuar e cila na mbushi plotë ëndërra dhe ideale për pavarësinë që e kemi arritur, dhe për shtetin që akoma po e bëjmë.
Politika duhet të ketë rol në përkrahjen e librit dhe si rrjedhojë në të ardhmen duhet të bëjmë më shumë jo vetëm në cmimin e tregut dhe të bërit librin sa më të qasshëm për ne, por, edhe ta promovojmë jashtë kufijve të Kosovës, sidomos ku kemi lexues të gjuhës shqipe dhe të mundësojmë përkthime sa më të lira dhe ndihmesa në eksport për tregje më të gjëra sesa Kosova. Kjo përfshin politika të gjëra sociale në përkrahje të librit, sic janë, heqja e tatimeve për biznese, promovimi i librit nga ambasadorët në konferenca e seminare të mërgatës, etj.”
Ky është postimi i tij në facebook