Kryeministri Kurti ka njoftuar në konferencën e sotme në aeroportin “Adem Jashari” lëvizjen e lirë të 50 kosovarëve të parë nga aeroporti për në Vjenë.
Kryeministri ka kërkuar nga qytetarët respektimin e rregullave të udhëtimit të liberalizimit.
“Kjo është një arritje për të gjithë. Sot do të udhëtojnë për në qytetin e bukur të Vjenës, 50 qytetarë që fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë informuese. Këtë të drejtë, duhet ta gëzojmë me përgjegjësi. Të respektojmë kërkesat e kriteret, sepse kështu respektojmë shtetin tonë”, ka thënë Kurti.