Vetëvendosje u themelua në vitin 2005, dhe zyrtarisht mori pjesë në zgjedhje për herë të parë në vitin 2010.
Vetëvendosje është partia më e madhe politike në Kosovë, duke fituar 58 vende në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, së bashku me ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit.
Për këtë përvjetor shkroi ministrja nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila tha se është bërë shumë punë, dhe se ka akoma shumë për të bërë.
“Gëzuar e shumë urime për të gjithë aktivistët, anëtarët e përkrahësit. Ëndrrat tona për vetëvendosje janë të shumta, synimet tona të larta. Shumë punë është bërë e akoma shumë për të bërë, rruga përpara është e gjatë. Paqim mbarësi e suksese në rrugën përpara, në realizimin e ëndrrave tona”, ka shkruar Nagavci në një postim në Instagram.