Të gjithë qytetarët e Klinës, aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje! janë të ftuar të marrin pjesë në tubimin e madh që do të mbahet më 25 janar 2025, duke filluar nga ora 16:00 në Palestrën e Sportit “Adem Jashari”.
Në këtë tubim do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme të skenës politike:
• Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,
• Kandidatja për deputete nga Klina, znj. Teuta Mulaj,
• Ministra, kandidatë për deputetë dhe figura të tjera të njohura.
Ky tubim është një mundësi për të bashkuar zërin dhe për të dëshmuar mbështetjen e fuqishme për vizionin e Vetëvendosjes! “Nga çdo cep i Klinës, cep më cep Kosovës”, thirrja për një të ardhme të përbashkët demokratike dhe përparimtare.
Ju mirëpresim të shtunën për të bërë historinë së bashku!