Lëvizja VETËVENDOSJE në Klinë, përmes një postimi ne FB ka thënë se nuk e mbështet asnjërin kandidat në zgjedhjet e 14 nëntorit në këtë komunë.
Ky është njoftimi:
Në zgjedhjet e 17 tetorit Lëvizja VETËVENDOSJE! garoi me një kandidat të kualifikuar dhe me një program konkret, por rezultati i zgjedhjeve nuk ishte rezultati që e dëshironim. Andaj, ne do ta respektojmë vullnetin e votuesve, vullnetin e aktivistëve dhe vullnetin e strukturave në Klinë, pra ne do të qëndrojmë në opozitë këto katër vjetët e ardhshme.
Votuesi ynë i Lëvizjes në zgjedhjet e 14 nëntorit është i lirë të votojë aty ku ai e sheh arsyeshme votën e tij, kurse ne si Lëvizje do të punojmë fort dhe shumë gjatë këtyre katër vjetëve që t’i arrijmë qëllimet tona që janë në të mirë të Qytetarit dhe Komunës së Klinës.