Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se po rritet dhe fuqizohet çdo ditë në Klinë.
Nën udhëheqjen e kryetares së Qendrës, zonjës Teuta Mulaj, e cila gjithashtu është kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të rinj, shkruan Klina.info.
Në njoftimin e bërë, Lëvizja ka theksuar se qytetarë të përkushtuar po bashkohen dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për ndryshimet që ata besojnë se janë të nevojshme për të ardhmen e vendit.
Lëvizja Vetëvendosje! ka shprehur angazhimin për të vazhduar punën për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të fuqishme, duke i ftuar qytetarët që duan ndryshim të bashkohen dhe të kontribuojnë në këtë proces.