Sot me date 24 Tetor 2022, ne fshatin Kpuz te komunes se Klines, u perkujtua pervjetori i 30 jubilar, i oraganizimit te aktiviteteve te para ushtarake, te organizuara nga Levizja Popullore e Kosoves.
Vendimi per organizimin e ketyre ushtrimeve ushtarake, ishte marr paraprakisht nga Kryesia pese anetareshe e Keshillit te Rrethit te Klines te Levizjes Popullore te Kosoves.
Pjesemarresit e ketyre aktiviteteve ushtarake ishin persona te deshmuar kombtarisht dhe te perzgjedhur ne bazen e besimit te plote te ruajtjes se konspiracionit dhe te vendosur ne ruajtjen e sekretit ne cfardo rrethanash ndaj pushtuesit.
Keto aktivitete ishin ideuar, organizuar dhe planifikuar strategjikisht, me qellim te realizimit te formes se luftes se armatosur per çlirimin e vendit, pasi qe perfundimishte aktivitetet politike te deri athershme nuk kishin dhene ndonje rezultat, per lirine e vendit, por perkundrazi faktori nderkombetar çeshtjen e Kosoves e kishte lene anash.
Ne keto aktivitete ushtarake ishin angazhuar edhe dy oficer ushtarak te asaj kohe, njerez shume te besuar per nje organizim te tille ne rrethanat e ssaj kohe.
Ishte kjo forme e organizimit te LPK-se se komunes se Klines, qe ne Mbledhjen e Pergjithshme te LPK-se te mbajtur ne fund te Korrikut te vitit 1993 ne Kodren e Trimave ne Prishtine, ndikoj ne vendimin unanim per organizimin e luftes se armatosur per çlirimin e Republikes se Kosoves, vendim ky qe themeloj ne fakt Ushtrine Çlirimtare te Kosoves. Deshmia eshte ne procesverbalin e mbajtjes se kesaj mbledhje.
Jo rastesisht, pjesmarresit dhe organizatoret e ketyre aktiviteteve ushtarake 30 vjete me pare, me vone ishin pjese e udhejeqjes se njesiteve te UÇK-se e deri ne anetare te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Pra, ne fakt keta ishin celulat e para te UÇK-se.
Pjesmarresit dhe organizatoret e kesaj ngjarje te rendesishme per Kosoven, fillimisht u takuan edhe njehere se bashku, pas 30 viteve, ne vendin e organizimit te ketyre aktiviteteve ushtarake, ne shkollen “Azem Bejta” ne Kpuz te komunes se Klines dhe me pas ashtu se bashku nderuan para permendores se heroit te kombit Muj Krasniqi, pasi qe edhe Muja ishte nje nga pjesmarresit e atyre ushtrimeve, te mbajtura me 24 Tetor te vitit 1992.