„Lëvizja e Deçanit“ ka festuar një vjetorin e themelimit, me një tubim festiv.
Me fjalimet e tyre, profesor universitarë nga Kosova dhe Shqipëria, miq nga Austria, vlerësuan lartë punën dhe veprimtarin e „Lëvizjes së Deçanit“ dhe treguan mbështetje të fuqishme për të.
Ky është postimi i Saim Tahiraj nga “Lëvizja e Deçanit”, në llogarinë FB rreth këtij tubimi:
Fatkeqësisht, si herave tjera televisionet në Kosovë dhe mediumet tjera informative e bojkotuan edhe kësaj radhe, edhe pse ishin të ftuara. Ja se sa të pavaruna janë, ky është mjerimi ynë informativ. Për çdo natë ke emisione debatuese dhe informacione të bazuara në shpifje dhe akuza të pavërteta, të cilat helmojnë opinjonin Shqiptarë me dezinformata mbi dhe për „Lëvizjen e Deçanit“.
Në vendë që të marrin pjesë sot në këtë tubim dhe të informohen drejt nga dora e parë, ata kan zgjedhur rrugën e shpifjeve dhe të dezinformimit. Sado që ju mendoni, se mundë ta sabotoni dhe damtoni „Lëvizjen e Deçanit“, ajo po rritet për çdo ditë dhe suksesshëm po ecë drejt qëllimit të sajë final. Fatmirsisht kemi forma të tjera të informimit, përmes të cilave po e plasojmë të vërtetën dhe sukseset që po i arrin „ Lëvizja e Deçanit“.
Një ditë do të mbeteni të turpruar para realitetit që do të ndodhë. Vzhdojmë të vendosur dhe të palëkundur në rrugën tonë të drejt, në mbrojtjen dhe vlerave sublime të SHQIPTARIZMËS