Levante ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Ishte Morales ai i cili realizoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 79-të.
Gjithashtu vlen të theksohet se Eden Hazard u lëndua dhe lëshoi fushën në minutën e 67-të, shkruan Indeksonline.
Me këtë humbje, Reali humb edhe vendin e parë dhe tani mbetet në pozitën e dytë me 53 pikë, dy më pak se Barcelona.
Kujtojmë se javën tjetër luhet “El Clasico”./