Një punëtore e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me inicialet F.P, pas 22 vitesh punë është detyruar që nga presioni ta lë punën.
Ajo ka akuzuar menaxhmentin e Aeroportit për trajtim skllavërues dhe veprime hakmarrëse.
Letra e gruas është publikuar në Facebook nga Arlind Imeri, me autorizim të autores.
“Si para 22 vjetëve (04.08.1999), që isha e lumtur që do të filloja punën në Aeroport, po ashtu sot (04.08.2021), jam e lumtur që po ju informoj, që jam KUSHTIMISHT E DETYRUAR, nga Ju, nga papërgjegjësitë, neglizhenca dhe nga mosfunksionimi i drejtë i bërjes menaxhim të mirëfilltë nga ana Juaj- që nga sot nuk do të jem pjes e Kompanisë Tuaj, gjegjësisht ANP “Adem Jashari”. Nga sot jap DORËHEQJE NGA POZITA “Check-in Agent”, dhe nga të gjitha përgjegjësitë eventuale, për tju përkushtuar vajzës sime, pasi që Kompanisë si intereson për fëmiun tim, zgjedha e interesuar të jem unë, dhe mes punës dhe fmiut të zgjedh këtë të fundit. Unë po humb vendin e punës, por humbja bjen barrë mbi ndërgjegjen tuaj kur detyroni një punëtore, përvojën 22 vjeqare ta lë mbas”. ka shkruar F.P.
Ajo ka thënë se nuk ka dashur të bëhet servile dhe të nëmshtrohet.
“Nuk kam dashur në punë të mbijetoj, duke u nënshtruar e duke u bërë servile vetëm që të gëzoj favore, sepse unë jam e mbijetuar, por në rrethana të tjera (qysh nga lufta në Kosovë e tutje), por e ringritur në forcat e mia! Të jesh menaxher, nuk do të thotë ta kesh jetën e punëtorit nën kontroll, sepse ne punëtorët nuk jemi prona, por të jesh menaxher do të duhej ta kesh të kjartë këtë definicion, e jo vetëm ta grabitësh e ta bartësh këtë emertim, pa kriter e pa konkurs, e një menaxher i mirëfilltë duhet mbitëgjitha të jetë Menaxher: shfrytëzon e njëkohësisht përkrahë punëtorin- e kjo nuk ekziston, të paktën JO në Departamentin e Shërbimit të Udhëtarëve”, ka shkruar gruaja në letrën e dorëheqjes, në të cilën ka renditur të gjitha asryjet për lënien e punës.
Letra e plotë:
“I nderuari z. Zuka,
Të nderuar të bashkangjitur në këtë email-njoftim!
Sot, mbushen 22 vite të kontributit tim në ANP “Adem Jashari”, kontribut të cilin e dhashë me shumë vullnet, përkushtim e kënaqësi, por jo edhe të vlerësuar nga menaxhmentet e ndërruara ndër këto 22 vite, ndoshta si arsye e vetme- sepse nga natyra kam karakterin tim, të jem e drejtë-reale e mos të nënshtrohem para asnjë situate, e kjo nuk i konvenon “eprorëve”.
Nuk kam dashur në punë të mbijetoj, duke u nënshtruar e duke u bërë servile vetëm që të gëzoj favore, sepse unë jam e mbijetuar, por në rrethana të tjera (qysh nga lufta në Kosovë e tutje), por e ringritur në forcat e mia!
Të jesh menaxher, nuk do të thotë ta kesh jetën e punëtorit nën kontroll, sepse ne punëtorët nuk jemi prona, por të jesh menaxher do të duhej ta kesh të kjartë këtë definicion, e jo vetëm ta grabitësh e ta bartësh këtë emertim, pa kriter e pa konkurs, e një menaxher i mirëfilltë duhet mbitëgjitha të jetë Menaxher: shfrytëzon e njëkohësisht përkrahë punëtorin- e kjo nuk ekziston, të paktën JO në Departamentin e Shërbimit të Udhëtarëve.
Pa e zgjatur (ani pse ka shumë e shumë për tu thënë), po i listoj disa nga padrejtësitë kundrejt meje-ku asnjëherë nuk keni vepruar me logjikën e arsyes:
1. Në vitin 2014, më keni degraduar pa arsye e pa njoftim, vetëm me nënshkrimin e kontratës vijuese e kam kuptuar që më sdo të jem Udhëheqëse Ndërrimi, apo në zhargonin aeroportural “teamleader”.
2. Në vitin 2018., në bazë të “vlersimeve” të njëanshme pa prezencën time, jam vlerësuar “tallava” sipas apetiteve të udhëheqësve, duke më dërguar prapë në degradim, duke u justifikuar që në afat 2 mujor, jam nën vëzhgim dhe prisni arritshmërite e mia ideale, por mangësia Juaj ka qenë këtu, sepse i keni nivelizuar 18vitet e pervojës time në punë me 2muaj-përmirësim.
3. Po në vitin 2018, në muajin Maj, ju kam drejtuar me shkresë që të më mundesohet krahas mbajtjes së punës edhe ta rrisë vajzën time, e cila në muajin Korrik mbushte 3 vjetorin e lindjes, pata kërkuar që të më mundësohet të punoj nga e Hëna deri të Shtunën (6ditë punë, 1ditë pushim-të më lehtësohet mbajtja e punës, të më hiqen ndërrimet e natës), vetëm që mos të keqkuptohem por edhe ti përgjigjem nevojave të Kompanisë, kam kërkuar mbështetje e mirëkuptim-nuk kam kërkuar lëmoshë apo diçka të paarritshme, por përgjigjja ka qenë- Nuk të mbron ligji, e duke pasuar nga menaxherja e atëhershme znjsh.N.Grapci, me çrast unë pata kërkuar mirëkuptim dhe përgjigje edhe nga kompetencat e saj, por në shkëmbim të kësaj, si përgjigje kam marrë vetëm ide- (citoj)” gjej një punë tjetër, ose paguaj një grua për kujdes ndaj vajzës”,.
Vazhdimisht kam tentuar të ju bëj të kuptoni, se ligji më mbron, ju kam dërguar kërkesa të bashkangjitura edhe nenet e ligjit, por si përgjigje (aspak profesionale), kam marrë vetëm “copy-paste” nenet e dërguara Juve nga unë.
E që nga dt.05.07.2018., unë jam caktuar në ndërrime të natës.
Aq sa kam pasur mundësi e kam realizuar ndërrimin e natës, pjesën tjetër e kam shëndrruar në pushim vjetor, por vazhdimisht duke kërkuar mirëkuptim që të lirohem (kurse pas grevave të Korrik-Gusht.2019., kërkesat as që janë marrë parasysh, pasi që isha edhe unë njëra ndër grevistët, por presionet e shtypjet janë rritur aq shumë ndaj secilit grevist, në atë masë saqë kanë reflektuar edhe jashtë ambientit të Aeroportit, gjegjësisht në familjet tona-e që grevat janë legjitime kur ka qëllim të caktuar për të drejtat e punëtorëve,- e siç e dimë të gjithë që aty punëtori asnjëher nuk ka të drejtë por si kundërçmim pason hakmarrja) .
Kurse, me ardhjen e dy menaxherëve në një pozitë (vend) pune, trendi i hakmarrjes është rritur dukshëm.
Ku, përveq presioneve të ndryshme në lidhje me punën, mos sigurisë në vendin e punës, (e sa për respekt e vlersim aty as që ekziston, sepse nuk ka dijeni për rend e rregull), dy menaxherët filluan të na llogarisin si vazo lulesh-si kaktus, apo si vegla pune, pa menduar që secili në pozitën e vet-është mbitëgjitha njeri, duke na shtuar ndrrimet e natës dhe orët e punës gjatë javës, duke “udhëhequr” në stilin “skllavo-pronar”,nën presion, të uritur për pozitë-duke u munduar të na “klonojnë”, vetëm të dalin të suksesshëm para kreut menaxhues, por pa llogaritur se mu këtu suksesi përfundon, sepse me numer të vogël të punëtoreve e me fluks aq të madh të udhëtarëve-nuk kalohet situata duke përdorur shrypjen (shih sa punëtorët e kanë lënë punën-pysni nga dëshira apo nga dhuna psikologjike).
Unë si prind i vetëm, i vajzës sime tani 6vjeqare, gjithmonë kam kërkuar, të më mundësohet ta rrisë vajzën time krahas mbajtjes së punës me përgjegjësi, gjë që mundësia për zgjidhje gjithmonë ekziston sepse jemi shërbim operativ, kurse në anën tjetër menaxherët duke mos e përfillur kërkesën time(nevojën time për mirëqenien e vajzës), kanë vazhduar duke ma rënduar edhe më shumë situatën, duke më dërguar email në ora 24°°, që ditën që pasuese jam e caktuar të punoj 12 orë, e në atë orë as mundësi për zgjidhje eventuale nuk ekziston, këtë gjest e kam kundërshtuar tek menaxherja B.Dakaj, sepse vajza ime qëndron në kopsht vetëm deri në ora 17°°, kurse për të ju përgjigjur nevojave të aeroportit i pata thënë menaxheres në fjalë, që të më shtoj ditë extra në kuadër të harmonizimit me orarin e kopshtit e jo orar 12orësh sepse e kam të pamundur ta realizoj, por e njëjta ka vazhduar me bindjet e saj, dhe me përgjigjen-(citoj) kompanisë si intereson për fmiun tënd, (sjellje jo njerzore e aspak profesionale nga një përfaqësuese e kompanise ANP “Adem Jashari”-LIMAK de LYON).
4. Për Muajin Korrik nuk kam marrë pagë (ndonëse jam e vetëdishme që kam punuar vetëm një javë), dhe nuk jam apsolut e informuar për arsyen pse kjo javë nuk më është paguar.
5. Si alternativë, me dt.01.08.2021., kam kërkuar një pushim pa pagesë, në një periudhë 6mujore që ta kem mundësinë të merrem me vajzën time, e po ashtu me shëndet nuk qëndroj mirë, por deri më tani nuk kam marrë përgjigje, përveq përgjigjes që do të përcillet tek menaxhmenti.
Andaj, unë jam nënë, punën e bëj për një pagë, me atë pagë të kem mirëqenje për vete dhe vajzën, por kur një Kompani siç është Aeroporti, nuk ta mundëson një gjë të tillë (të paktën kështu është transmetuar çdo herë nga menaxherët tanë, në emër të krerëve të LIMAK-ut), detyrohesh të bësh zgjidhje tjetër.
Prandaj, si para 22 vjetëve (04.08.1999), që isha e lumtur që do të filloja punën në Aeroport, po ashtu sot (04.08.2021), jam e lumtur që po ju informoj, që jam KUSHTIMISHT E DETYRUAR, nga Ju, nga papërgjegjësitë, neglizhenca dhe nga mosfunksionimi i drejtë i bërjes menaxhim të mirëfilltë nga ana Juaj- që nga sot nuk do të jem pjes e Kompanisë Tuaj, gjegjësisht ANP “Adem Jashari”.
Nga sot jap DORËHEQJE NGA POZITA “Check-in Agent”, dhe nga të gjitha përgjegjësitë eventuale, për tju përkushtuar vajzës sime, pasi që Kompanisë si intereson për fëmiun tim, zgjedha e interesuar të jem unë, dhe mes punës dhe fmiut të zgjedh këtë të fundit.
Unë po humb vendin e punës, por humbja bjen barrë mbi ndërgjegjen tuaj kur detyroni një punëtore, përvojën 22 vjeqare ta lë mbas.
Ju dëshiroj, shëndet, punë të mbarë, e më shumë humanizëm në kërkesat e punëtorëve, sepse vetëm të harmonizuar kalohet çdo vështirësi!
Sinçerisht ########