Vedat Muriqi do të jetë për të paktën dy javë jashtë fushave të blerta. Sulmuesi kosovar i Lazios u dëmtua në ndeshjen e të martës të italianëve kundër Zenitit që u fitua me rezultatin 3-1.
Siç raportojnë mediet italiane, ai nuk do të jetë i gatshëm për të paktën 10 ditë.Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se bëhet fjalë për një dëmtim të shkallës së parë. Edhe pse u transferua me shumë bujë në Seria A nga Fenerbahçe, karriera e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës nuk ka qenë në nivelin e pritur.