Ka ndodhur një aksident trafiku në Dollc të Klinës, ku si pasojë është lënduar një person.
Aksidentin për Gazetën e kanë konfirmuar nga Policia e Pejës ku thonë se aty ishin të përfshira tri vetura.
Pas rastit, viktima është dërguar në emergjencë, ndërsa hetuesit e aksidenteve po vazhdojnë hetimet.
“Rreth 08:12 stacioni policor në Klinë është njoftu për një aksident trafiku. Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur njësiti njësiti i hetimeve të aksidenteve të trafikut rajonal”.
“Kanë qenë të involvuara tri vetura, një person ka pësu lëndime të lehta, pastaj është dërgu në emergjencë”.
“Hetuesit e aksidenteve po vazhdojnë për ta hetuar këtë rast”. /