Një 70-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë sot në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës, pas lëndimeve që ka pësuar duke punuar,
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i moshuari është lënduar teksa po punonte me traktor, në Drenoc të Malishevës.
Ai fillimisht është trajtuar në QKMF-në e Malishevës, por për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK.