Dy persona janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prizren-Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.
“Sot rreth orës 12:00 Policia në Gajkovë është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë. Njësitet i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, ndërsa për momentin kemi informacion që dy persona kanë marrë lëndime serioze. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit”, ka thënë Graishta./