Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u zhvilluar seanca e radhës e jashtëzakonshme.
Kjo seancë është thirrur nga opozita pas publikimit të disa bisedave që Dejona Mihali nga Vetëvendosje kishte bërë me ish-kryeshefin e KeK-ut, Nagip Krasniqi.
Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se po përballemi me skandalet e qeverisë Kurti.
“Dejona sot e ka nal transmetimin në RTK me televizionin publik që financohet nga Kuvendi i Kosoës.Dejona nuk di se si nuk e ka nalë energjinë e ngrohjen në Kuvend. Por i themi se ju ka hy uji përfundi dhe nuk dihet kah ju dërgon”, ka thënë Lekaj, transmeton IndeksOnline.