Leipzigi e ka mposhtur Bayernin, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së parafundit në Bundesliga.
Me këtë fitore Leipzigi i bën favor të madh Borussia Dortmundit që është në pozitën e dytë me dy pikë më pak, dhe me një lojë më pak të zhvilluar.
Ndeshja filloi mirë për Bayernin, që kaloi në epërsi me anë të Serge Gnabryt në minutën e 25’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Leipzigi e përmbysy epërsinë prej një goli të Bayernit. Fillimisht realizoi Kondrad Laimer, në minutën e 65’.
Golin e epërsisë e shënoi Christopher Nkunku, në minutën e 76’, nga penaltia. Dominik Szobozlai me një gol tjetër nga penaltia vulosi fitoren e Leipzigit.
Kështu Leipzigi pas kësaj fitoreje siguron pozitën e tretë në tabelë, teksa Bayerni rrezikon, pasi me një fitore eventuale të Dortmundit nesër ndaj Augsburgut, do të kaloj në vend të parë, me një pikë më shumë, me një xhiro larg përfundimit. /