Lidhja Demokratike e Kosovës sot nëpërmjet një komunikate ka reaguar për gjendjen e bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”.
Sipas këtij subjekti ky bllok ka kapacitet të përmbushë 13 për qind të nevojave të qytetarëve.
“Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë. Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë”, thuhet në komunikatë.
Madje, LDK ka akuzuar Qeverinë se ngritja e çmimit të rrymës prej 15 për qind është bërë për shkak të saj.
“Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor. Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%. Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!”, thuhet në njoftim.