Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Klinë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër me datë 04.02.2021 do bëhet Tubimi i Hapjes së Fushatës Elektorale për Zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti.
Ky është njoftimi i plotë, i kryetarit të degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi:
Njoftim
Njoftohën anëtarët dhe simpatizantët e Lidhjës Demokratike të Kosovës që më datë 04.02.2021, ditë e enjtë me fillim në ora 12:30, në restaurant “Arbëri” në Klinë të merrni pjesë në Tubimin e Hapjes se Fushatës Elektorale për Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti bashkë me Kryesinë Qendrore të LDK-së.
Tubimi do të mbahet në përputhje me masat e IKSHPK-së.
Ardhja juaj na nderon!