Sot shënohet 31 vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në Malishevë.
Për ta shënuar, kujtuar dhe për të vazhduar rrugën Rugoviane, në këtë datë të rëndësishme është organizuar edhe një takim, ku janë mbledhur anëtarë, simpatizantë e qytetarë të shumtë.
Me këtë rast, kandidati për deputet nga LDK, Salih Morina ka publikuar disa fotografi të kësaj ngjarjeje në FB.
Kujtojmë që Morina, ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të madh në politikbërjen në Kosovë, veçmas në LDK, ku edhe ishte deputet dy herë, e edhe këtë vit po kërkon besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar për katër vitet e ardhshme./Klina.info/