Dega e LDK në Klinë me kryetar Besim Hoti i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes Dedaj me rastin e vdekjes së ish-punonjësit të Komunës së Klinës Jak Dedaj.
Ky është postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi!
Sot morëm lajmin për vdekjen e ish-punonjësit të komunës, Jak Dedaj nga fshati Dresnik, i cili për vite të tëra punoi si zyrtar për alarmim në DSHPE, në kuadër të sektorit për emergjenca.
Jaku ka qenë një njeri punëtor, komunikues dhe profesional, mbi të gjitha njeri me parime dhe i dashur nga të gjithë.
Kryetari i degës Besim Hoti dhe dega e LDK-së në Klinë, të gjithë familjarëve dhe miqve të tij iu shprehin ngushëllimet më të sinqerta!