Kryetari i LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, bashkë me kryetarin e komunës së Klinës Zenun Elezaj me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve arsimore të kësaj komune, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te busti i të ndjerit, ish-kryetarit Ismet Rraci.
Postimi i degës së LDK-së në Klinë:
Duke pasur parasysh gjëndjen e krijuar për shkak të Pandemisë se virusit Covid 19 dhe masave të ndërmarra,sot në Përvjetorin e 19 të vrasjes së ish Kryetarit shumëvjeqar të Degës së LDK-së dhe ish Kryetarit historik të komunës së Klinës Ismet Rraci, u vendosën lule pranë bustit të tijë nga Kryetari i Degës së LDK-së z.Fadil Gashi,Kryetari i Komunës z.Zenun Elezaj,Nënkryetari i Degës dhe Komunës z.Besim Hoti dhe një pjesë e ngushtë e stafit.
Me këte rast Kryesia e Degës se LDK-së në Klinë shpreh respektin e thellë deri në përulje për veprën madhore të Ismet Rracit,atdhetarin e madh të çështjes kombëtare,ish bashkëpunëtorin
e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe kryetar i parë i Kuvendit Komunal në Klinë.Ismetin e vranë kriminelët me 24 prill 2001 duke mos e lënë të mbërrinte në komunë për ta ushtruar funksionin që ia kishte besuar populli me votën e tij të lirë.
Dega e LDK-së në Klinë edhe në këte përvjetor,pas 19 vitesh jemi të vendosur në thirrjen tonë drejtë organeve të sigurisë dhe të drejtësisë që të zbardhet ky krim dhe kriminelët të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar.
Ismet Rraci ishte prijës dhe mbeti dëshmor i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit